Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë të qartë në një konferencë për mediat këtë të premte se kandidatët e opozitës për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin tjetër, nuk do caktohen nga kryetarët e partive, por nga anëtarësia përmes primareve. Berisha la të hapur mundësinë e koalicionit me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, duke nënvizuar:
“Do diskutojmë e jemi për koalicione, por parimi ynë bazë nuk ndryshon ne jemi për primare, ne nuk i heqim primaret, i kemi mision, i marrim si mision. Me ne erdhi plurlizmi politik me ne duhet të vijë dhe ky standart i ri që është pluralitet brenda partisë. Një gjë është e sigurt, ata s’do i caktojë Berisha dhe Kryesia por do i votojë anëtarësia e PD”.
Pyetje: Në shtator presidenti i ri duhet të nxjerrë dekretin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, do keni kandidat të përbashkët me Partinë e Lirisë?
Sali Berisha: Mendoj se ne e mirëpresim dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe nuk kishte asnjë arsye mos dilte që ditën e parë të inaugurimit të presidentit të ri, ligji e lejtonte.
PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi.
Sjell primaret, të cilat pas vendosjes së plurlizmit politik, janë në rrafshin e demokracisë arritja më e madhe, janë pluralitet brenda partisë, fundi i kryetaro-kracisë, garanci madhore për pengesë ndaj autokrcisë, kështu që ne presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë.
Do diskutojmë e jemi për koalicione, por parimi ynë bazë nuk ndryshon ne jemi për primare, ne nuk i heqim primaret, i kemi mision, i marrim si mision.
Me ne erdhi plurlizmi politik me ne duhet të vijë dhe ky standart i ri që është pluralitet brenda partisë. Një gjë është e sigurt, ata s’do i caktojë Berisha dhe Kryesia por do i votojë anëtarësia e PD.