Shkruan në Facebook Greta Bardeli, deputete e PD- së Qarku Shkodër: Të nderuar bashkëqytetarë, këto pamje të trafikut dramatik të aksit kryesor në Shkodër që na shoqërojnë përditë,janë dëshmi e një izolimi të qëllimshëm të qytetit tonë dhe qytetarëve tanë, pa dallim.
Shkodra, porta europiane me rrugët e Shqipërisë ështē katandisur si rrugicë, kur ndërkohë, sikurse e kam thënë në parlament, paratë çohen pa u ndalur në tunele që shkojnë direkt tek vilat e klienteve të Ramës në Jug të vendit, sikur edhe paratë që shkojnë çdo ditē në xhepat e hajduterisë shtetërore në kërkim, bosave të inceneratorëve.
Shkodra sot do kishte nje hyrje dinjitoze tē standarteve europiane! Premtimi i disave që janë minorancë në Shkodër rezultoi një mashtrim dhe një turp i madh!
Nēse nuk e dijnë po ja u them: SHKODRANËT NUK HARROJNË!