Aty nga mesi i viteve ’80 pati nje hapje kulturore te Shqiperise komuniste me Turqine. Grupe kengetaresh dhe instrumentistesh, udhetuan drejt shtetit te madh Euro – Aziatik, ndersa ne mahniteshim me dokumentaret e ketyre udhetimeve qe transmetoheshin nga TVSH-ja.
Vitet ’90 sollen nje dimension tjeter te ketyre marredhenieve. Ndersa Shqiperia kishte nje orientim te qarte properendimor, Turqia gradualisht nisi te kthehet ne nje destinacion te rendesishem te biznesmeneve ende te “brishte” shqiptare, te cilet punuan per shume e shume vite me “mallra turke” te cilat jane edhe sot e kesaj dite prezente ne tregjet tona.
Rritja e mireqenies se nje shtrese te vogel te popullsise solli edhe nje tjeter dimension te panjohur ne raportet shqiptaro – turke. Resortet turistike bregdetare te Antalya, Kemer, Bodrum e me radhe, u kthyen per shume vite ne destinacionet me te pelqyera te klases se turisteve te rinj shqiptarë.
Krahas kesaj, lehtesia ne levizje, dhe çmimet e favorshme te biletave nga Rinasi ne Stamboll, sollën edhe tendencen e fundjavave stambollite dhe padyshim vizitave ne kryeqytetin kulturor te Turqise.
Duam apo nuk duam, perplasim apo jo kembet, nxjerrim apo jo dhembet, ne me Turqine na lidhin shume gjera.
Megjithese kane kaluar 110 vite nga ikja zyrtare e turkut nga trojet tona, ne ende ushqehemi turqisht, flasim me turqizma, banjot deri para 3 dekadash i kishim allaturka, pamjen e jashtme (per fat te keq te dikujt), nje pjese e kane si turq, veshjet e ashtuquajtura firmato jane prodhim turk, shume investime serioze ne kete vend (si shteterore ashtu dhe private), jane turke. Mund te kete edhe nja 100 shembuj te tjere te hyrjes se turkut brenda nesh. Gjithçka me natyrshmerine e nje raporti qe megjithe drite – hijet e tij per shekuj me radhe, asnjehere nuk ishte ai i nje armiqesie te eger apo nje lufte te pakompromis siç kerkohet te pikturohet vitet e fundit.
Shqiperia pa Turqine mund te ishte shume here me e mire dhe me e bukur se sa eshte sot, ashtu siç mund te kishte edhe probleme serioze me ekzistencen e saj. Keto teza askush ne bote nuk mund t’i absolutizoje, sot pas shekujsh erresire kulturore.
Turqia ishte nje sulltanat pushtues, dhe kete se mohon askush. Politikat shkaterruese te 5 shekujve me pare, e bejne Turqine aktuale armike te Shqiperise, po aq sa bejne Gjermanine e sotme armike te Frances, Polonise, Çekise e me radhe.
Prandaj, retorika agresive ne thirrje luftarake, apo grisja, djegia apo dhunimi i flamujve te Turqise ne nje vend i cili ngjan si selia e OKB (me plot dashnorë flamujsh te huaj), eshte se pari akt tipik i nje inferioriteti kulturor, dhe se dyti nje defiçence mentale kolektive, qe po merr çdo dite pamjen e surratit te Luigj Markut. /Nga Taulant KOPLIKU, publikuar në Facebook/