Vllaznia bind në testin miqësor të luajtur ndaj Skënderbeut. Shkodranët fituan 2-3, me sfidën që ishte mjaft e bukur për t’u parë.
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa shënoi 2 gola me Ardit Hoxhaj, përkatësisht në minutat 32’ dhe 52’.Korçarët nuk u dorëzuan dhe barazuan me Liço dhe Beçka (72’, 76’).
Vllaznia do kalonte në festë në fundin e takimit pas golit të Çobës.
Tifozët shqiptarë po presin kampionatin shqiptar, i cili fillon pas pak ditësh.