Të nderuar banorë të bashkisë Shkodër, bashkia duke e ndjekur me shumë shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e krijuar në këto 48 orë me shërbimin e pastrimit, ju informojmë se tashmë çeshtja e pastrimit është vendosur në rrugën e zgjidhjes.
Aktualisht në terren ndodhen 5 mjete që po bejnë largimin e mbetjeve në të gjitha lagjet e bashkisë Shkodër. Eshtë një zgjidhje alternative deri në lidhjen e kontratës së re të pastrimit, pasi firma që deri me sot e ka ofruar këtë shërbim e ka ndërprere atë.
Bashkia Shkodër do të synojë që me kontratën e re, procedurat e të cilës kanë nisur tashmë, të rrisë cilesinë e ofrimit të sherbimit dhe të shmang përsëritjen e të tilla situatave aspak të pëlqyeshme dhe aq më shumë në një moment kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik.
Për ne qyteti dhe qytetarët janë primar në ofrimin e shërbimeve, prandaj kërkojmë mirekuptimin dhe ndihmesën që në këto orë të mos krijojmë situata të papëlqyeshme me djegie të mbetjeve, siç ka ndodhur në disa zona.
Edhe për ne kjo gjendje me të cilën po pëeballemi nuk ishte aspak e pëlqyeshme, por erdhi nga rrethana që nuk varen prej bashkisë, por janë seri e një kalvari përballjesh edhe në dyert e drejtësisë prej vitit 2019.
Por gjykojmë që nuk është momenti ti hyjme të tilla diskutimeve në keto momente, pasi për ne prioritar mbetet shërbimi dhe zgjidhja e këtij ngerci sa më parë. /Deklaratë për mediat e zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër, Ardit QYLYBYLI/