Erzeni- Vllaznia do te jete nje nga sfidat e javes se pare qe do te luhet diten e sotme, konkretisht duke filluar nga ora 17.00 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Padyshim qe interesi eshte i madh per te ne te dy kampet qe duan ta nisin mbare kampionatin.
Nderkohe, mesohen edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete ndeshje. Keshtu, arbiter kryesor do te jete fieraku Kreshnik Cjapi, ndersa asistente te tij do te jene dy bashkeqytetaret e tij Ilir Tartari dhe Orgest Grabova. Arbiter i katert do te jete lushnjari Laver Alla.
Nderkohe ne sistemin VAR do te jete arbitri i kolegjiumit te Tiranes Ardian Beqiraj, ndersa ne AVAR do te jete Dojando Myftari i kolegjiumit te Tiranes. Vezhgues i arbitrave do te jete Servet Bogdani nga Durresi ndersa delegat i FSHF-se Petrit Brahja.
Kujtojme qe sezonin e kaluar Vllaznia pati shume probleme me arbitrimin teksa i jane mohuar shume pike dhe si rrjedhoje shpeshere edhe ka protestuar, por nderkohe shpreson qe sivjet te jete ndryshe dhe gjithçka sa i takon arbitrimit te jete korrekt duke filluar nga ndeshja e sotme.
Ajo pritet te nise nje tjeter sezon si pretendente dhe per kete arsye, kerkon edhe drejtesi. Ne sezonin aktual jane disa ekipe qe do te synojne titullin kampion dhe nje nder to padyshim qe do jete edhe Vllaznia.