Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Autori i dyshuar, është vënë në pranga nga policia.
Viktima Agron Metushi, i cili njihej si tregtar në zonën e Shelqetit dhe autori i dyshuar Alfons Palushani, para ngjarjes së rëndë ndodheshin në një lokal, por në tavolina të ndryshme. Gjatë qëndrimit në lokal viktima dhe autori kanë fyer njeri- tjetrin në distancë.
Rreth orës 3 të mëngjesit, Alfons Palushani ka marrë një armë zjarri automatik kallashnikov dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit shtetasin Agron Metushi i cili mbeti i vdekur në vend.
Menjëhere policia shkoi në vendngjarje dhe përveç trupit të viktimës gjeti aty edhe pronarin e lokalit i cili po priste.
Sipas burimeve dyshohet se personat e përfshire në këtë ngjarje të rëndë kane qenë të alkoolizuar. Ndërkohë efektivet po bëjnë shoqërimin në polici të disa personave të tjerë qe kanë qene ne lokal për të mësuar me shume rreth kësaj ngjarje.