Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin të arrestuar në Gramsh, të akuzuar për spiunazh.
Togat e zeza e kanë cilësuan të ligjshëm arrestimin e tyre. Vendimi u mor nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.
Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan që të hynin në ambientet e uzinës, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi konsiderohet që ka sekret shtetëror të hetimit.