Policia italiane ka arrestuar gruan e Shefki Kurtit për vrasjen e 71-vjeçarit shqiptar, ngjarje që ka ndodhur në Itali në Qershor të këtij viti.
Prokuroria e Rovigos e akuzon Nadire Kurtin 68 vjeç për vrasje me dashje. Aktualisht Nadire Kurti mbahet e arrestuar në repartin e psikiatrisë në spitalin Rovigo. Ajo ishte paraqitur aty që më 12 Gusht pasi kishte shfaqur simptoma të çrregullimit të personalitetit.
Sipas mediave italiane, Nadire Kurti ka pranuar krimin e rëndë. Ajo ka rrëfyer se pas konfliktit me bashkëshortin, e vrau atë dhe trupin ia copëtoi në banjo. E mbështolli me disa qese dhe më pas trupin e hodhi në lum.
Por për shkak të thatësirës, trupi doli në sipërfaqe të ujit. Më 28 Korrik, u konstatua nga disa punëtorë që punonin aty pranë. /tvklan.al/