Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha janë caktuar grupet e punës. Janë mësuar edhe emrat e kryetarëve të grupeve të punës sipas qarqeve, ku në sy bie emri i Jozefina Topallit, e cila është caktuar në Lezhë.
Kryetaret e grupeve te punës sipas qarqeve::
Durrës: Oerd Bylykbashki
Shkodra: Bardh Spahia
Lezha: Jozefina Topalli
Kukës: Isuf Cela
Elbasan: Luciano Boci
Korça: Edmond Spaho
Fier: Luan Baci
Vlora: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu
Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.
Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4
Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12
Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16
Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.
Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë
Ndërkohë mësohet se ka pasur ndryshime mes dy grupeve të deputetëve demokrat. Mësohet se Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu i janë bashkuar Sali Berishës, lëvizje kjo që vjen vetëm pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Mziu është caktuar kryetar i grupit te punës ne Dibër, ndërsa Alizoti ne Berat.