Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka dalë me një propozim në lidhje me nismën Ballkani i Hapur duke theksuar se duhet të caktohen dy pika të forta.
Ai shprehet se një qytet duhet të caktohet si pikë motivuese për rininë ku të implementohen të gjitha industrisë që janë pararojë e të gjithë Ballkanit. Kjo zonë sipas tij duhet të jetë e lirë në mentalitet, në formim dhe pa barriera për zhvillimin e rinisë.
“Open Balkan është ëndrra më e madhe për popujt tanë, është ballafaqimi më i madh midis vlerave të kapitalizmit dhe vlerave të liderëve tonë që për bazë kanë ekonominë dhe nuk kanë për bazë demagogjinë. Përballë liderëve që duan të kenë për bazë demagogjinë dhe duan të penetrojnë në bazë të plagëve dhe problemeve shekullor që ka pasur ky Ballkan dhe ne kemi dëshirë të bëjmë dy pika të forta, një mini qytet motivues për rininë, ku të marrin pjesë industritë më të mira që janë pararojë të të gjithë Ballkanit, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, të marrin pjesë në një zonë të lirë. Nuk është problemi vetëm te një zonë e lirë vetëm për taksa, Free Zone do të thotë zonë e lirë në mentalitet, zonë e lirë në formim dhe pa barriera”, shprehet Gjergj Luca.
Ai shton se energjia që vjen nga Ballkani duhet të orientohet duke lidhur shkollën me praktikën duke nënvizuar se propozimin e tij do e paraqesë në Beograd për të krijimin e dy rrjeteve të forta për peshkun dhe mishin.
“Dhe gjithë kjo energji që vjen nga Ballkani dhe që ka nevojë Evropa, ne duhet t’i orientojmë të lidhim shkollën me praktikën dhe unë do të propozoj në Beograd të bëjmë dy chain-e të forta, një për peshkun dhe një për mishin. Shprehja e famshme e politikanit të madh anglez Winston Churchill që Ballkani është i vogël në histori dhe i madh në gjeografi ne do ta ndryshojmë. Do ta ndryshojmë vetëm përmes këtyre qyteteve motivuese.
Ne do ta kthejmë dhe do të themi që Ballkani është i madh në histori por është i madh edhe në gjeografi pasi do të mbushi gjithë Evropën Open Balkan, Open Balkan dhe do të jetë promovuesi më i mirë fushave të Serbisë, i maleve të Bosnjës, i detit të Malit të Zi, i detit të Shqipërisë, do të jetë promovuesi më i madh i turizmit në Kosovë, i Bjeshkëve të Pejës. Ne bëjmë dy punë të mira, e para promovojmë Ballkanin, e dyta shërojmë plagët dhe e treta fëmijët tanë do t’i lejmë bashkë duke punuar dhe do t’i lejmë me dinjitet në Evropë ta thonë me krenari po ne jemi ballkanas”, thotë ai.