Dashi
Po vjen një hënë e re që sjell me vete nervozizëm. Mendoni shumë për punën, por fokusohuni më shumë në atë që duhet bërë doemos. Lëshohuni pak, nxirrni në pah dëshirën për të bërë miq të rinj.
Demi
Kjo ditë e martë 6, duhet përballuar me shumë kujdes dhe ju keni energji të mjaftueshme për këtë. Por kujdes nga mosmarrëveshjet me ca ish-ë. Kujdes, mos bëni hapa viganë, avash me angazhimet.
Binjakët
ka nevojë për një ndryshim, por nuk është e lehtë sepse jeni ndjerë të shqetësuar kohët e fundit. Nëse dëshironi të blini diçka, 48 orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.
Gaforrja
Le të kalojmë në treshen e dytë të shenjave, thotë Paolo Fox, citon noa.al. Për Gaforren, Hëna është ende në kah të kundërt në këtë ditë të martë. Në punë jo të gjitha ndryshimet që kanë ardhur kanë qenë të mirëseardhura për ju. Te shëndeti, kujdesuni më shumë për stomakun tuaj.
Luani
Nëse keni nevojë të sqaroni diçka, më mirë, bëjeni tani, mos prisni për nesër (e mërkurë). Puna: edhe nëse disa bashkëpunime do të ndryshojnë, marrëdhëniet do të mbeten po aq të rëndësishme.
Virgjëresha
Afërdita ka hyrë në shenjën tuaj prandaj një moment i favorshëm po afron. Shëndeti përmirësohet, marrëdhëniet dhe emocionet rikuperohen.
Peshorja
Çfarë do të rezervojë kjo e martë për të lindurit e kësaj shenje? Kjo ditë e martë duhet të kalohet me kujdes dhe maturi. Merrni kohë për veten tuaj.
Akrepi
Beqarët mund të përfitojnë nga kjo ditë për të ecur përpara. Nëse keni marrë premtime në punë ato mund të mbahen por duket të jenë ca të vonuara. Në përgjithësi, ju ndiheni si pa qejf, pa dëshirë, plot plogështi.
Shigjetari
Pritet një përmirësim nga mesi i javës. Kini kujdes të mos ushqeni polemika. Nëse jeni punëmarrës, numëroni deri në dhjetë përpara se të grindeni me shefin tuaj.
Bricjapi
Kontrastet në horizont, por këto janë situata të vjetra që vijnë në krye. Mbani nën kontroll nervozizmin.
Ujori
Disa probleme me paratë mund të zgjidhen këto ditë. Nga pikëpamja shëndetësore jeni më pak në ankth.
Peshqit
Është normale këto ditë të jesh më kritik për gjithçka, duket sikur duhet të heqësh qafe një barrë. Jeni në një fazë të zbehjes së lodhjes, energji të reja po vijnë.