Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka lëshuar një paralajmërim tjetër të fortë për mbërritjen e një ngarkese me kokainë në Portin e Durrësit përmes kontejnerëve me banane. Sipas tij do të ndodhë “zhdukja” e 60 apo 70 arkave, Brenda së cilave do të jetë e ngarkuar droga.
Në rrjetin e tij social të “Facebook”, gazetari ka publikuar një foto teksa në duar mban një arkë me para, e me ironi e humor shkruan se policët e Portit të Durrësit arrestohen kot sepse ata nuk janë në dijeni të asgjëje.
Më tej ai vijon t’i qëndrojë versionit të mbërritjes së ngarkesës me kokainë në Shqipëri, mirëpo emrin e nijes dhe datën e zbarkimit nuk ka preferuar ta thotë, pasi sipas tij nga Tirana ka “plasur spiunllëku”.
PUBLIKIMI I GAZETARIT NË FACEBOOK
Ja pra keshtu i bejne “punet e mira”, “kolumbianet e Europes”…Si perfaqesues i “besueshem” i Kartelit Laberia, si fillim numerojme paret, bejme pagesen me korrektesi, dorezojme arkat e bananeve bosh… dhe presim konteinerin ne Durres, plot per plot me “bereqet”.
Kete radhe, nese ne portin e Durresit, na humbin 60-70 arka me banane, mos me pyesni nga e di peshen e sakte te “mallit”!!!! E kam ngarkuar me duart e mia.
Mos arrestoni kot nga 20-30 police ne port. Policet e portit nuk dine asgje per zotin. Pagesen e kane marre ATA lart… Emrin e anijes dhe daten e zbarkimit nuk e them.
Ka plas spiunllek ne nivel te larte andej nga Tirana. Po e moren vesh ata “artistet” e qeverise, te marrin 50% te “mallit”. Jo per gje, por kemi zgjedhje perpara, na nevojitet para e madhe.
P.S. per “grupet homologe ne detyre”, mallin e kapa me shumice, 1790 dollare per kg. Po keni kerkesa me njoftoni sa nuk eshte vone. Se pastaj ne Durres, shkon shtrenjte pazari.
Pagesa behet sipas mundesise, mire do ishte ne Euro dhe Dollare amerikane, por pranojne dhe Pesos kolumbiane ose bitcoin. “Shakaja eshte gjysma e te vertetes”, thote populli yne i vuajtur…