KESH ka vendosur të ndërpresë prodhimin e energjisë në HEC-in e Fierzës me qëllim rritjen e nivelit të ujit që pritet të ndodh me fillimin e reshjeve këtë fundjavë. Ndërprerja e prodhimit të energjisë nga KESH për HEC-in e Fierzës është bërë që më 11 shtator, me qëllim përpunimin e prurjet anësore të Koman dhe Vau Dejës.
Me rifillimin e reshjeve gjatë shtatorit priten prurje të mëdha, çka po bëhet edhe ulja e nivelit të liqenit të Komanit dhe Vaut të Dejës me qëllim përballimin e prurjeve që do të vijnë.
Fundjava dhe java e ardhshme parashikohet të ketë reshje të dendura të shiut që do të përmirësojë rezervat hidrike në vend për energjinë, pasi një thatësire të gjatë.
Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 267.57 m, në Koman 168.52 m dhe në Vaun e Dejës është 73.15 m.
Vendi ynë dhe e gjithë bota po përballet me një krizë energjetike që ka sjellë rritjen në stratosferë të çmimit të energjisë. Me vendimet e fundit të qeverisë familjet shqiptare janë të mbrojtura deri në fashën 800 kilovat dhe nëse konsumojnë më shumë do e paguajnë vetë energjinë me çmimin e tregut.