Festa kthehet në tragjedi. Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në në Tubirgo, pranë Milanos, ku një 23-vjeçar humbi jetën ndërsa një 30-vjeçar u plagos pas një sherri gjatë një feste pranë një lokali.
I riu mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një 34-vjeçar me origjinë shqiptare.
Sipas hetimeve të karabinierëve të Legnanos, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo. Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye të kota gjatë një feste, shqiptari ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur.
Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi sërish me armë, njëra prej të cilave goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide. Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnanos. 30-vjeçari i plagosur është tashmë në spital.
Sulmuesi, i cili u godit disa herë nga të pranishmit në lokal, ndonëse tentoi të largohej, u arrestua nga karabinierët. Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35, e cila ishte denoncuar e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.