Vazhdojnë sulmet kibernetike ndaj sistemeve tona elektronike dhe dixhitale publike. Që ditën e premte, shteti nuk funksinon në shërbimin bazë për qytetarët, atë të gjendjes civile dhe të zyrave “ALEAT” për pajisjen me pasaporta dhe karta identiteti.
Bllokim të sistemit dhe mungesë shërbimi për dhjetra qytetarë të cilët janë duke pritur në radhë për shërbime në gjendjen civile, për aplikim ose tërheqje pasaporta dhe karta identiteti.
Shumë qytetarë emigrant, kanë paguar kuponat 18 mijë lekë të reja, për pajisje të shpejtë me pasaporta.
Shteti u ka borxh shqiptarëve t’u tregojë se sa i pajisur është me mjetet e duhura të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike, u ka borxh lekët për shërbimin e shpejtë të pa realizuar, biletat e avionëve të shtyra, mungesat në punë, vonesat pa fund në zyrat e shtetit shqiptar.
KM tha se do të bënte shtet, se të dhënat e shqiptarëve do t’i mbronte. Por shteti nuk ekziston më. Ka vetëm propagandë dhe asnjë institucion që funksionon.
Dhe nuk ka asnjë preokupim nëse qytetarët e këtij vendi kanë siguri ose jo, kanë mirëqenie ose jo. /Nga deputetja e Shkodrës, Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/