Ditën e sotme qeveria shqiptare ka marrë vendimin për mbylljen pas 26 viteve aktivitet në Shqipëri të gjimnazit turk “Mehmet Akif” në Tiranë. Ky vendim i qeverisë është parë si lëshim ndaj presidentit turk Erdogan në përballjen e tij me Gylen.
Vendimi i qeveris duket se ka ngjallur pakënaqësi, teksa para rreth 1 ore ka nisur nënshkrimi i një peticioni online kundër mbylljes së shkollës. Në rreth një orë, janë rreth 3000 persona që e kanë firmosur.
“Shkolla jopublike “Mehmet Akif” vajza,ka edukuar për një periudhë 30-vjeçare breza model dhe social të cilët suksseshëm kanë arritur që ta përfaqësojnë denjësisht emrin e kësaj shkolle.
E identifikuar ndër vite si një shkollë me potencial dhe arritje të larta,emri i së cilës është lartësuar gjithmonë nga nxënës fitues olimpiadash kombëtare dhe ndërkombëtare e për më tepër fituese të medaljeve të arta nga shteti. Sot,më datë 22.09.2022 u lajmërua befasisht mbyllja e padrejtë e një shkolle elitare.
Me anë të këtij peticioni kërkojmë si nxënëse të kësaj shkolle,si e ardhmja e këtij vendi me shpresën për t’u diplomuar si kolegjiste,anullimin e këtij vendimi të padrejtë kundrejt një shkolle që ka dhënë shumë për edukimin e brezave të këtij vendi.
Anullimi i këtij vendimi është i rëndësishëm për mosndërprerjen e procesit mësimor gjatë vitit shkollor dhe gjithashtu për t’i lënë brezave të ardhshëm të këtij vendi mundësinë e arsimit në shkollën më të mirë në Shqipëri.”, thuhet në shënimin që shoqëron peticionin për tu firmosur. /ShkodraWeb/