Bordi i Entit Eregullator të Energjisë, ERE është mbledhur këtë të premte për të diskutuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 tetori, për konsumin mbi 800 kwh për familjet dhe bizneset.
Përfaqësuesi i FSHU tha në mbledhje se ka paraqitur për miratim “kërkesën për cmimin për 800 kwh. Cmimi nga KESH të jetë 34.3 lekë për kw/h”.
Sipas tij, “ky ndryshim në rritjen e cmimit për sasinë mbi 800 kwh do rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë në periudhën tetor-dhjetor 2022 me 1.8 miliardë lekë”.
“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se cmimi te jete 42 lekë për kwh për konsumin familjar mbi 800 kwh në muaj rekuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike.
Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e cdo klienti familjar nga cdo keq faturim i mundshëm. Për gjithë sa më sipër, kerkojme miratimin e cmimit 42 lekë për kwh për konsumin mbi 800 kwh”, tha perfaqesuesi i FSHU.
Për një konsumator familjar që gjatë tetorit do të konsumojë 850 kwh orë, fatura e energjisë elektrike që do të duhet të paguajë do të jetë 11740 lekë.
Kështu ka thënë sot një nga ekspertët në Bordin e ERE-s së mbledhur këtë të premte për të miratuar çmimin e ri të energjisë elektrike nga 1 tetori, për çdo kilovat orë mbi 800 kWh.
“800 kwh do faturohej me 9.5 lekë kwh që jep një kosto 7600 lekë. 50 kwh orë mbi konsumin 800 kwh do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë. Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”.