E trishte vrasja e Erjonit! E gjamtë dhe tronditese sa ma ska: Nji djali 19 vjeç i merret jeta ne prite! Vrasesi iku i qete! Po aq i qete dhe i sigurt saqe edhe kishte mrri ne vendin ku i mori jeten Erjonit! Policia mas nja dy oresh doli me mburrje e dha lajmin: gjetem motorin e vraseve te djegun, bashke me te edhe armen e krimit!
Kjo ishte drama e se dieles mrama! Nji familjeje i iku e djeshmja, e sotmja dhe e nesermja! Ia vrane vrasesit gjithfaresh…
Vrasja e Erjonit ne Shkoder pasonte nje tjeter vrasje po kaq te trishte te Ismet Çekores, burrit qe denoncoi bandat e shtetit. Ismeti doli ne mbrojtje te te birit! Policia ia shpalli ne kerkim per nji atentat te deshtuem! Bashke me te edhe dy djem te ri, po prej Shkodret! I biri i Ismetit iku nderkohe baba i ngrate thirr mediat e perpiqet me çue fjale te shteti i tij se ai po sulmohet me pa te drejte! Ia arriti me tregue se nuk ishin veç konfliktet mes te rinjsh a te vjetrish, ne histori gjaksore mes te fortesh e te pasunish po edhe banda shtetnore qe po e sulmonin ate dhe te birin!
Ismeti foli po u vra! U vra vec tri dite ma vone! Veç pak larg shpie, vrasesi serbes serbes iu afrue dhe e qelloi me arme dhe po ashtu iku! Ismeti u la i pajete ne rruge bashke me ulerimen e tij se po e qemtonin banda te lidhuna me shtetin! Policia leshoi nji qarkore radhe! As emnin e plote s’ja permendi te ndjerit per me ruajt ‘sekretin hetimor’! Po ndryshe ngjarjeve te tjera nuk gjeti e me sa duket as nuk gjurmoi makina, motora apo biçikleta me te cilen mund te kishin levizë vrasesit!
Qarkorja e policise u nderpre te nesermen e vrasjes! S’ka autor, ska shkaqe e ka veç nji te dyshuem qe per dy ore nuk asht ma i dyshuem! Ismeti mbeti ne kujtese te t’pakujtesve si nje burre qe vritet pse kerkon me mbrojt djalin, qe vritet ne dijeni e ne bese te nje shteti te pabese! Askush nuk foli per ate atentat qe iu ba njeriut qe merr kurajon e flet publikisht! Qe nderkohe qe ai tentoi me çue mesazh te shteti bande, banda shtet, me vrasjen e tij çoi mesazhin e qarte: kush guxon me hap zà ka te njajtin fat!
Sod policia nxori nji qarkore tjeter, te damshme, te lige dhe kriminale: per vrasjen e Erjonit thote asht identifikue dhe shpall ne kerkim djali i Ismetit! Djali i Ismetit qe ishte ne kerkim para se me iu vra i ati, thote policia vrau per hakmarrje Erjonin! Shperndahet fjala-gjame! Para se sa me u arrestue, para se sa me e dite se ku gjendet Bajrami, djali i Ismetit te vrame me 2 shtator, policia ne qarkoren e radhes i nxjerr emen e motiv! Kjo nuk ka ndodh asnjihere! Kjo smund te ndodh ne asnje vend te globit, kjo nuk mund te bahet nga nje polici sado e paafte, e pazonja dhe e rrenueme te jete; kjo bahet vetem nga nje polici qe nuk asht ma polici, po nje perziese qe ndjell gjak!
Bajrami, djali i Ismetit te vrame, tashma asht nxjerr ne “prite” nga policia! Ai mund te gjendet i vrame sonte, neser, masneser, e per policine kurdo e kudo! Policia e Shkodres me qarkoren e lshueme i mbylli llogarite me dy vrasje te nji burri e nje femije! I çoi fjale edhe drejtorit te ri te policise se na i zbardhem dy ngjarje, me rrit shifrat e zbulueshmerise a thue smulohet zullumi qe e ka mbyt kte vend ndersa vrasesit ta gjejne vete Bajramin se ata skane as kohe, as mjete dhe as deshire me e ndjek ma!
Vrasjet e Shkodres jane zinxhire qe nuk kputet lehte! Shkodra e shkodranet e dine ç’a ndodh, nga kush ndodh dhe pse po ndodh! Ama kjo qe u ba me historine e familjes Çekorja dhe vrasjen e Erjonit asht kriminale, e peshtire dhe e denueshme! Ndoshta shteti jone sbahet kurre, ama diku ka me ekzistue nji denim rrenues per kedo qe shtin duert ne gjakun e te tjereve! /Nga Nikoleta KOVAÇI, publikuar në Facebook/