Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave mesatare përgjate zonës perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/19°C
Zona e ulët 8/26°C
Zona bregdetare 12/25°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari