Katër përsona mbeten të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në superstradën Lezhë-Laç.Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së premtes në afersi të kryqëzimit të Treshit.
Automjetet u përplasen kokë me kokë me njëra- tjetrën e për pasojë mbetën të plagosur dy drejtuesit, një grua që ishte pasagjere dhe një fëmijë. Ata u dërguan me urgjence në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kundesin e bluzavave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh gjatë ditës së premte më rruget e qarkut të Lezhës, pasi edhe në oret e para të mëngjesit një automjet përplasi për vdekje një këmbësore pranë “Mbikalimit të Patokut”.