Banorët e Vaut të Dejës kanë organizuar ditën e sotme një protestë për shkak të përmbytjeve.
Ata thanë se janë të rrezikuar duke qenë se përpara na pret periudha e dimrit dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e bashkisë dhe institucioneve të tjera për përmirësimin e situatës dhe për mbrojtjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre.
“Dëmet janë shumë të mëdha. Uji ka hyrë në shtëpi dhe ka shkatërruar gjithçka. Kam shkuar edhe në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe më ka thënë kush je ti? Nuk ke mundësi të më takosh. I kam thënë se kam shkuar të ankohem për dëmet ekonomike që kam pësuar, por ai më ka nxjerrë nga zyra.
Ka njoftuar policinë bashkiake dhe më ka nxjerrë jashtë. Ka mbi 10 familje që zhduken nga faqja e dheut nëse nisin shirat. Duam që qeveria të marrë masa”, ka deklaruar një nga banorët e zonës.