Është e vërtetë që humbja me Izraelin më ka merzitë edhe mua por nuk mund të shikoj reagimet e sharjet e njerëzve që më duket sikur mezi paskan prit të ndodhë diçka e tillë.
Nuk është Izraeli një skuadër që është më e dobët se ne dhe është turp të na mundi- e para dhe e dyta, cila skuadër në botë që nuk i lozin 5 lojtarë të formacionit bazë pëer arsye dëmtimi dhe mos të ndikojë tek loja dhe kulmi i kulmit është kur shikoj njerëz që kritikojnë Brojën për ato raste që humbi apo nuk i pasoi.
E para, rastet i krijoi vetë ku normal mund të bënte më mirë por mos harroni është vetëm 21 vjeç. Është një djalë i shkëlqyer, një djalë që ka qejf vetëm të stërvitet dhe të përmirësohet nga dita në ditë.
Është një djalë që është krenar që është shqiptar dhe që ka zgjedhur për të luajtur për Shqipërinë një kohë që mund të kishte zgjedhur edhe Anglinë por zgjodhi për të lujtur për ne sepse është edukuar nga 2 prind të mirë që kanë lindur dhe janë rritur në Shqipëri dhe janë krenarë që janë shqiptarë.
Broja është një dhe duhet ti themi Zotit faleminderit që e kemi sepse është hera e parë që me këtë djalë krenohemi dhe e krahasojmë me lojtarët më të mirëe në Europë, e them me bindje se Shqipëria nuk ka pasë, nuk ka dhe vështirë do të ketë lojtarë si Broja, prandaj respektoni këtë djalë respektoni këtë ekip sepse shumë shpejt do krenohemi me këto djem.
Forca Shqipëria, eliminatoret e Kampionatit Europian po vijnë dhe jam i bindur se do ja dilni, respekte kampionë! /Nga Edi MARTINI, publikuar në Facebook, redaktuar nga ShkodraWeb/