E djathta ekstreme është shpallur fituese e zgjedhjeve në Itali sipas exit polleve të publikuara menjëhëherë pas mbylljes së procesit të votimit në or 23:00.
Sipas këtyre projektimeve, Giorgia Meloni është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë grua në historinë e Italisë.
Sipas sondazhit të Rai- t, Meloni parashikohet të fitojë rreth 22-26% të votave, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.
Sondazhet e sapo publikuara i dhanë aleancës së saj të djathtë një epërsi komanduese, me 41-45% të votave.
Meloni do të synojë të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Një Itali e udhëhequr prej saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës me luftën e Rusisë në Ukrainë që është ende në vijim.