Uji vërshon në rrugët e Thethit. Reshjet e orëve të fundit dhe moti i keq ka shkaktuar probleme në zonën e Dukagjinit në Shkodër.
Si pasojë e prurjeve të përrenjve në zonë për shkak të reshjeve të shumta është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin Ndërlysaj.
Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit, i cili ka shkatërruar edhe urën që shërbente për lidhjen e dy zonave.
Aktualisht është i pamundur aksesi i banorëve nga Thethi në Ndërlysë.