Të përjetosh një ditë kaq magjike që Zoti nuk ia ka kursyer këtij vendi, ku qielli bubullin e lumenjt fryhen sikur të ishin Perënditë duke përmbushur fatin prag cënimit të shqiptarëve, përballë kësaj ç’thurjeje kaq vjellëse, që në të njëjtën ditë, ekzatësisht në të njëjtën ditë, këta surretër na promovojnë anti-natyrën, propagandën dhe disfatën e menaxhimit. Po si është e mundur që teksa këta surretër shesin propagandën me okë, qielli i shqiponjave është vrenjtur ka hapur bujarisht thesin e dhuratave.
Në rregull, ma ka shpifur kjo lloj qeverisje, ma ka shpifur dhe ky lloj opozitarizmi, po si ka mundësi të jemi kaq neglizhent që vetëm qurravitemi, madje bëhemi italian psh si sot, për të qenë në qendër të vëmendjes dhe kërkuar modelin se si janë ata e si jemi ne? Modeli krijohet o zotërinj numra, krijohet, ndërtohet, udhëhiqet. Por jo, ne kapim kockën që na hidhet për tu grindur në pafundësi dhe sa zbehet, na hidhet e radhës. Sot do zgjidhim tmerrin që ka gjetur italianët me neofashizmin, dje u morëm me shfaqjen me regji në Spitalin e Traumës, nesër do merremi me ndonjë ish-ministër që rrëzohet tek shkallët e SPAK-ut.
Po si ka mundësi? Ja pra që ka mundësi se ia kemi me të futur e me të ngecur njëri-tjetrit. Patriotët janë budallenj dhe budallenjt aq të shumtë sa narrativa që budallenjtë më të mëdhenj janë patriotët, kthehet në formulë ligjore të detyrueshme për ta besuar. Nuk unifikohemi dot as sikur talljen qeveria ta bëjë të përditshme në një panel televiziv, e ne të argëtohemi me hokat e hokatarët e qeverisë e të pushtetit. Sinqerisht, e përfytyroj fjala bie, që mazhoranca, 6 herë në javë, darkave për 2 orë, të nxjerr 4 përfaqësues të ndryshëm çdo puntatë, të veshur me kostumografi komike duke iu treguar shqiptarëve me batuta se si po i vjedh, se si po i tall, se si po i arreston, se si po i liron, se si po i përdor, se si i konsideron, se si po i nis me gomone në Angli, pastaj i riatdheson, i nxjerr në rrugë për të vjedhur e kryer krime të tjera, i arreston, u jep lirinë me para, u merr paratë pastaj i prangos sërisht plr mitdhënie…
Gjejeni dhe ta gjejmë ta hajë dreqi formën më të ashpër të mundshme të mosbindjes, grevës, reagimit, demostratave dhe të themi “Po mjaft de, sa na hëngrët shpirtin, na e neveritët”.
Nuk ka për të na ardhur fati i të ardhmes tonë nga qielli. Perëndia mjaft po bën, deri tani na dha diell, sot na dha shi, nesër do mbulojë malet me dëborë e tjetrën me lule e gjelbërim. Zoti nuk bën demostrata, as nuk thirr protesta, as nuk voton. Aq më tepër nuk rrëzon pushtete të kalbura. Janë disa gjëra që i janë atribuuar ekskluzivisht njeriut…
Thellësisht sinqert pyes: A ka njerëz ky vend?Nëse Zoti vetë u thërret në shesh, a do shkonit pas tij?
Tjeta juaj zotërinj “numra”…

Thellësisht sinqert pyes: A ka njerëz ky vend? /Nga Fatjon GJINAJ, gazetar/