Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para në qarkun e Lezhës. Në Shëngjin, uji ka vërshuar në rrugë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Kjo është nje situatë e përsëritur në këtë zonë turistike, pasi kanalizimet nuk e përballojne nivelin e prurjeve kur ka reshje të dendura shiu dhe uji del në siperfaqe.
Reshjet e shiutë rëna që prej pasdites së djeshme kanë sjellë jo pak probleme edhe në Mirditë. Aksi Rrëshen-Bukmirë ka pasura rrëshqitje në disa pjesë të tij si pasojë e vërshimit të ujërave si dhe inertet e kanë bërë të pa kalueshëm lëvizjen e automjeteve të vogla. Ndërkohë nga moti i keq janë dëmtuar linjat elektrike e për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat e Zadrimës.
Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më parë të energjisë.