Sic ishte paralajmeruar nga sinoptikanet, moti ka ndryshuar menjehere. Ndersa ne zonat e ulta kane nisur reshjet e shiut, ne zonat malore eshte shfaqur bora e pare. Administrata e Zonave te Mbrojtura Shkoder ka publikuar nje video gjate rruges per ne Theth, ku ne Qafe Thore tashme thuajse gjithcka eshte e bardhe nga bora. Sipas gjasave, reshjet e bores kane nisur qe mbremjen e kaluar e sot duket jane intensifikuar. Kjo zone jo vetem “zbardhet” e para, por per shume muaj te stines se ftohte qarkullimi i mjeteve bllokohet deri ne pranvere. Keshtu ndodh cdo vit, urojme qe kete vit te mos perseritet e njejta situate sepse vec te tjerave, demton ndjeshem edhe turizmin malor ne kete zone qe funksionon edhe gjate dimrit. /ShkodraWeb/