Vllaznia ka fituar ndeshjen e dytë kundër Vorskla Kharkiv, me rezultatin 2-1 dhe me shifrat e përgjithshme 3-2 siguroi grupet e Champions League për femra.
Pas këtoj rezultati historik për futbollin shqiptar por edhe sportin kolektiv në vendin tonë, kanë folur për mediat protagonistët, presidenti Matija, trajneri Leka, bomberja Doçi dhe portierja Williams.
Vajzat shkodrane e kërkuan me ngulm fitoren dhe ia arritën në minutat e fundit. Amerikania Patterson kaloi Vllazninë në epërsi në pjesën e parë.
Në fund të ndeshjes ukrainaset u ndalën nga 11 metrat, por më pas Korsun i barazoi. Gjithsesi Berisha një minutë para fundit shënoi golin e fitores historike.