Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zbuloi dje se arsyet e takimit të deputetëve demokratë të zonës së Veriut, pjesë e të cilit ishte edhe ish- kryetari Lulzim Basha, me banorë të zonës janë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një dalje për mediat, Alibeaj sqaroi se kundër atij që ai e quan regjim i Edi Ramës, demokratët kanë detyrimin të dalin me një kandidat për të realizuar misionin e tyre politik.
Sa i përket takimit me demokratët, Alibeaj tha se ato do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe do të shtrihen nga veriu në jug. I pyetur nëse i njeh primarët që bën Berisha, Alibeaj tha: “PD-ja ka strukturat e saj, modusin e saj të përcaktuar në statut e rregullore, për këto përgjigjem unë”. Teksa u pyet se:
“Keni pasur dje një takim me përfaqësues të PD- së dhe zotin Basha, a i merrni direktivat si të bëni opozitë nga Basha?”, Alibeaj sqaroi se: Janë deputetë të PD-së, takimi ishte me kryetarët e degëve zona e Veriut, këtë javë do ketë me të jugut, është momenti tani që gjithë strukturat e PD-së, kryesia, Këshilli Kombëtar të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore, përballja me procesin zgjedhor lokal, ku janë të ftuar të gjithë ata që janë struktura.
Ballë për ballë. Armiku kryesor i shqiptarëve është Edi Rama dhe regjimi të cilin ka ngritur, detyrim që të kemi një kandidat të gjithë atyre që janë kundër këtij regjimi duke përqafuar vlerat më të mira euroatlantike”. Pas këtij qëndrimi, Alibeajt iu kërkua edhe një opinion tjetër, kur u pyet se A nuk rrezikoni të përsërisni 6 marsin me këtë qasje? Për kreu e grupit të demokratëve, “Armiku kryesor është Rama, bazuar në moral, konsistencë e koherencë të qëndrimeve politike kjo është mënyra më e mirë. Si mundet Edi Rama? Me gjithë shqiptarët e ndershëm, të punës të cilëve u është rënë në qafë, zëri i të cilëve asnjëherë nuk ka kumbuar”.