Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Shkodrës. Një nga etapat e këtij turi takimesh, ishte edhe ceremonia e akordimit të titullit të lartë “Nderi i Kombit” për gjimnazin “28 Nëntori”.
Në oborrin para gjimnazit ndoshta më të famshëm të Shkodrës e Shqipërisë, është organizuar një ceremoni e shkurtër në prani të autoriteteve dhe personaliteteve vendore por edhe të ardhur nga Tirana.
Drejrorja e gjimnazit “28 nëntori” Albana Bushati ka mbajtur fjalën e rastit, duke evidentuar jo vetëm vlerat e padiskutueshme të kësaj shkolle por edhe të Shkodrës në arsimin shqiptar.
Në vazhdim, kanë përshendetur shkurtimisht edhe ish- nxënës e nxënës të gjimnazit “28 Nëntori”, për të vujuar me fjalën përshëndetëse të presidentit të Republikës Bajram Begaj.
Pas dorëzimit të dekoratës së lartë, të pranishmit kanë zhvilluar një vizitë në mjediset e muzeut të gjimnazit “28 Nëntori”. Ky institucion i arsimit të lartë kremton sivjet 100 vjetorin e hapjes, duke merituar plotësisht titullin e lartë jo vetëm për shkak të emrave të mëdhenj dhe me kontribute që ka nxjerrë nga bankat e veta.