Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka prezantuar sot aktin normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave në kuadër të masave për përballimin e krizës energjetike. Në një komunikim me mediat, Balluku bëri me dije se çdo institucion shtetëror do të duhet të ulë konsumin e energjisë elektrike në një masë prej 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë.
Sipas saj çdo institucion do të mbikëqyret nga një administrator, i cili do të ketë synim të ulë konsumin e energjisë elektrike, ndërsa titullarët e tyre do të gjobiten me një masë prej 50 mijë lekësh të reja.
“Do të kërkojmë uljen e konsumit të energjisë elektrike për sa i përket institucioneve shtetërore. Për këtë arsye përmes këtij projekt-akti kërkojmë nga 15 % të energjisë së konsumuar krahasuar me faturën e një viti më parë. Kjo energji është ekuivalente me 3.4 miliardë lekë.
Duke nisur nga të gjithë institucionet shtetërore do emërojmë një administrator energjetik që do ketë si target uljen e konsumit me 15 % për çdo institucion.Masa është deri në 50 mijë lekë gjobë për çdo drejtues institucioni i të cilit harxhon më shumë energji”, u shpreh Balluku.