Shkruan në Facebook Sindis Kopliku, drejtore e ZVA Shkodër: Ishte kënaqësi, vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z, Bajram Begaj, në qytetin e Shkodrës, në këtë ditë ceremoniale për Gjimnazin e mirënjohur, elitar, “28 Nentori”.
Nuk mund të mungoja si Drejtore e ZVA Shkodër, edhe për të përmbyllur misionin tim në krye të këtij institucioni. Pas ardhjes në jetë të vajzës së dytë, kam vendosur të mos rikthehem në detyrë, pas pushimit të lindjes.
Jam tejet e kënaqur për mundësinë e dhënë dhe punën e realizuar gjatë periudhës që kisha privilegjin të drejtoja këtë institucion ku :
– Mirëmenaxhimin e burimeve njerezore, duke siguruar rritje te vazhdueshme profesionale
– Arritje ne procesin e vleresimit te jashtem te nxenesve . Proces i pakontestueshem i Matures Shteterore.
– Respektim maksimal i reformave arsimore permes portalit “Mesues per Shqiperine”
– Gjitheperfshirje e nxenesve permes ofrimit te sherbimit me mesues ndihmes.
Falenderimi nis nga Ministrja e Arsimit e cila me politika të shkëlqyera ka bërë që arsimi sot të jetë më cilësor, më i hapur dhe transparent. Dua ta vijoj me falenderimin me drejtuesin e DRAP Lezhë, të cili është më shumë në Shkodër sesa në Lezhë duke ndjekur problematikat tona për të optimizuar sistemin e arsimit në qytet.
Zyra e ZVA Shkodër nuk është punë 8:00-16:00 dhe kushdo i lidhur me arsimin e kupton përkushtimin e kërkuar për të dhënë atë që Shkodra, djepi i kulturës pret dhe meriton. Duke qënë se e kam të pamundur të përkushtohem tërësisht në këtë pozicion tejet të rëndësishëm për brezat për shkak të angazhimeve familjare kam vendosur të mos kthehem në këtë pozicion kaq kërkues duke vijuar kontributin tim në një tjetër detyrë e cila më lejon ti bëj të dyja, bekimin e mëmësisë dhe shërbimin ndaj qytetit.
Ju falenderoj të gjithëve për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mirëkuptimin e vendimit tim si nënë dhe si grua e këtij qyteti. Jam e lumtur që jetojmë në kohë kur gjejmë mbështetje për vendimarrje që vendosin familjen të parën.