Grupet e OSHEE Shkodër ka punuar sot për realizimin e një investimi në qytetin e Shkodrës, përmes të cilit synohet përmirësimi i rrjetit dhe furnizimit me energji elektrike për rreth 300 abonentë.
Ndërhyrja është realizuar në një kabinë elektrike në lagjen Rus, ndërsa kryhet në kuadër të masave të OSHEE për periudhën e dimrit. Punimet për investimin me vlerë 8 mijë euro, janë ndjekur nga afër edhe nga drejtori Armando Zhuka.
Periudha e dimrit, ka patur problematika të shumta vitet e kaluara, jo vetëm difekte por edhe ngarkesë të rrjetit duke sjellë takim- stakime të energjisë në zona të ndryshme. Pa folur për zonat periferike, të cilat për shkak të kushteve të motit dhe rrjetit të amortizuar, kanë edhe më shumë probleme.
Sivjet, problematikat mund të jenë edhe më të shumta, për shkak të krizës energjitike por edhe përcaktimit të fashës së konsumit familjar vetëm 800 kWh që mund të sjellë probematika të tjera.