Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për prerje të paligjshme të pyjeve.
Nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Pukë u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim L. M., 24 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin e datës 22.09.2022 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I. L., 44 vjeç, banues në fshatin Postribë, Shkodër dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 16 metër kub dru, pa dokumentacion përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.