Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në një nga institucionet e vuajtjes së dënimit në vendin tonë.
Një i dënuar ka gjetur vdekjen në burgun e Shënkollit në Lezhë.
Viktima është Azem Dauti 55-vjeç dhe ka mberritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Trupi i 55-vjeçarit është dërguar në morg dhe pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.