Vllaznia pësoi një disfatë në shtëpi përballë Partizanit me rezultatin 1-2 në javën e shtatë të Superiores. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, u shpreh i zhgënjyer për këtë disfatë.
“Nuk mund të themi që skuadra u mbrojt, u kënaq. Interpretuam një pjesë të parë të mirë. Edhe Partizani bëri lojën që meritoi të bënte. Patëm momente të mira në pjesën e parë. Sidomos fitimi i dyluftimeve. Nuk ishte problem lodhje. Partizani sulmoi që në pjesën e dytë. Ne nuk patëm mbështetjen e duhur për të dalë nga presioni i Partizanit. Siç e humbëm në rastin e golit të dytë. Partizani ngulmoi, doli me 3 mbrojtës dhe 2 anësorë. Aty duhet të ishim më të kujdesshëm, në momentin që do të luhej topi në qendër.
Kemi shumë ndeshje që s’i kemi. Kemi lojtarë q munguan, por dhe të tjerë që mund ta interpretonin ndryshëm lojën.
Nuk është problem fizik, sepse skuadra kur e ka këtë nuk mund të vrapojë. Ne nuk qëndruam në pritje. Skuadra u mundua të dilte 2-3 herë përpara. Problemi ishte te koordinimi i lëvizje, kur topi ishte te mbrojtësit tonë.
Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kemi Kupën njëherë që ajo është e vështirë. Të mbarojmë Kupën dhe më pas të mendojmë për Laçin.
U duk një pasim nga një krahë në krahun tjetër, aty duhet të kontrollohet topi. Da Silva bëri dy kontrolle topi. Duhet të ishim më afër kundërshtarit në ato momente. Kur u fut Caran ë lojë, Partizani kishte pështjellime të mira në krahun e majtë.
Unë i shikoj të gjitha ndeshje të vështira. Nuk ka ndeshje të lehta për mua. Duhet të përqendrohemi te gabimet që bëmë sot, sepse sot bëmë shumë gabim”, u shpreh Josa.