Një hua shtesë prej 30 mln euro me Bankën Botërore, pasi nuk kane mjaftuar 63.8 mln euro për përmirësimin e infrastrukturës urbane, nxitjen e turizmit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale në zonat e përzgjedhura në jug të Shqipërisë.
Po Shkodrës kur do t’i vijë radha, pasi vazhdimisht premtohet, por nuk shihet gjë realisht.
Edhe pse në listën e 100 fshatrave turistikë, që nga viti 2018, sipas programit të qeverisë shqiptare, Drishti e Zogaj ende nuk kanë asnjë investim.
Premtimet vazhdojnë për këto dy zona historike e turistike, por nuk janë prioritet.
Kalaja e Drishtit u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër–Kosovë, mban statusin “Monument Kulture” që nga viti 1948 dhe perfaqesuesit e FSHZH shprehen se faza e projektimit të projektit “Rijetëzimi dhe përmirësimi i vlerave të Kalasë së Drishtit” është drejt fazës së fundit.
Kisha e Shirgjit e ndërtuar nga Mbretëresha Helena e Anzhuve në 1290, në breg të lumit Buna, Monument Kulture që nga viti 1970, por çdo ditë e më shumë po shkatërrohet edhe nga dëmtimet e përmbytjeve.
Ishulli i Shurdhahut, një ishull, ku ndodhet qyteti mesjetar i Sardës. Një qytet që deri në fund të shek. XV ka qënë një qendër e rëndësishme kulturore dhe pikë takimi e tre kulturave kryesore të gjithë trevës së veriut, kulturës së Malësisë, kulturës së Mirditës dhe asaj të Zadrimës.
Pasuri të radha, që na i ka zili bota, por që braktisen qëllimisht nga qeveria! /Nga Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/