Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar sot Bazën Ajrore të Farkës. Për pak momente, Xhaçka ka qenë koopilote e re e helikopterëve të Forcave të Armatosura.
Ka qenë vetë ministrja e cila përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e pilotëve të FA në përballimin me sukses të rasteve të emergjencave apo operacionet e kërkim-shpëtimit. “Në Bazën Ajrore të Farkës, pilotët dhe helikopterët e së cilës mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në operacionet e kërkim-shpëtimit apo emergjencave civile”,shkruan Xhaçka në Facebook.