Vllaznia barazoi 1-1 kundër Laçit në transfertë, një ndeshje mjaft e rëndësishme për të besuarit e Mirel Josës. Trajneri kryeqytetas foli pas takimit duke analizuar shkurtimisht atë që ndodhi në fushën e kurbinasve. Për mikrofonin e Oversport, Josa u shpreh:
. Në pjesën e parë ishte lojë e ekuilibruar. Të dy ekipet donin të kapnin në befasi njëra-tjetrën. Pësuam golin me një pozicion standart. Mund ta kishim evituar. E rëndësishme është se skuadra luajti futboll. E kërkuam golin deri në fund. Pata frikë se mund ta pësonim 5 minutat e fundit.
Në përgjithësi jam i kënaqur për lojën që bëmë, shkoj nga kahu pozitiv. Kemi ndërtuar një skuadër që të gjithë të luajnë futboll. Ja ku e kanë fushën. Le të luajnë. Sot i kemi futur gjithë lojtarët në pozicionet e tyre, veç Krujës në qendër të mesit të fushës.
Ndeshja? Mos të harrojmë se shumica e lojtarëve kanë zhvilluar 120 minuta. Jam i kënaqur me ata sepse sot luajtën 90 minuta. Nuk duhet të përmend mungesat. Skuadra reagoi shumë mirë pas humbjes që bëmë në ndeshjen e shkuar. Vllaznia po lufton në të dyja kompeticionet. Me Vlorën s’kishim ndeshje të lehtë”, tha ai.