Amadea Stefa është tashmë nënë e dy djemve të rritur dhe një profesioniste tepër e njohur në fushës e meditimit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo ndau historinë e saj emocionuese, si një vajzë me origjinë austriake e lindur në Shqipëri.
Para luftës së dytë botërore, vendimi i gjyshes dhe i gjyshit tim atëherë ishte që të rikthehen në Austri ose të rrijnë në Trieste në Itali, ku kishin rezidencën e tyre atje bashkë me kushërinjtë. Dhe ishte periudha e luftës ku të dy këto vende ishin të influencura nga Gjermania dhe gjyshi kishte disa toka dhe shtëpi në Kroaci, në Mal të zi dhe në Shkodër. Dhe kjo ishte domethënë lidhja, atëherë shkojnë në Kroaci së pari, më pas në Mal të zi dhe në Shkodër ka qenë ajo pika e fundit ku kanë mbetur sepse I ka pëlqyer shumë. Më pas babai me gjyshin kanë tentuar kur janë mbyllur kufinjtë të ikin nga Mali i zi por nuk i kanë lejuar” rrwfen ajo.
Më pas siç edhe rrëfen Amadea, ata kanë krijuar jetën e tyre në Shqipëri, ku edhe ka lindur ajo, duke kaluar fëmijërinë në një periudhë të vështirë për Shqipërinë, ka emigruar drejt Italisë në moshën 15 vjeçare.
“Ka njohur mamin tim, janë dashuruar. Mami është nga Durrësi por nuk është as ajo shqiptare. domethënë të dy nga familje të huaja, janë njohur bashkë pak a shumë me shkuesi. Dhe shyqyr zotit kemi dal tre fëmijë, dhe jemi shumë të kënaqur që kemi qen në Shkodër.Unë në moshën e fëmijërisë kam jetuar në Shkodër , kam përjetuar edhe komunizmin edhe kohën e Enverit , të Ramiz Alisë dhe më pas kam ikur në Itali, jam kthyer mbrapasht. Kam ikur në moshën 15 vjecare, ikëm të gjithë, unë ika me të fejuarin e parë. U fejova me dashuri dhe kemi kaluar shumë bukur në Itali, kam ndejtur disa kohë dhe më pas kam ikur në Austri. Jam kthyer mbrapsht edhe njëherë në origjinën e paraardhësve të mi” tha ajo.
Thotë që rrënjët e kanë thirrur gjithmonë, e për këtë arsye më pas ka studiuar në Austri, ku ka përfunduar tre fakultete.
“Ëndrra ime ishte të studioja në universitet në Austri, dhe kam kryer tre universitete.Njeriu është në kërkim dhe aq më shumë që kërkon, aq më shumë gjenë mundësi të reja, prandaj unë kërkoja dhe ky kurioziteti më ka shtyrë që të shëtis botën” thotw ajo.
Amadea Stefa njihet si mjeshtrja e parë e meditimit “Tao’’ në Shqipëri, por sic tregon ajo rruga për të njohur veten nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Ndërsa sot është tepër e lumtur, nënë e një dy djemve 18 dhe 22 vjeç.
Jam shumë krenare për të dy dhe shumë mirënjohëse sepse më kanë mësuar shumë, sidomos fëmija, familja të mëson shumë. Por edhe nuk kam qenë një nënë normale sepse më është dashur të shëtis gjithë botën.Kam dashur të zhvillojë jo vetëm veten time, por të ndihmojë edhe të tjerët” rrwfen ajo.
Tashmë ka vendosur të kthehet përfundimisht në Shqipëri për të vazhduar jetën këtu dhe për të kontribuar në vendin ku lindi dhe kaloj fëmijërinë dhe një pjesë të adoleshencës së saj.