E kthyer në një traditë të përvitshme nga Bashkia e Lezhës, ditëlindja e poetit mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta” shënon edhe ndarjen e çmimeve në prozë, poezi dhe memoaristikë që mbajnë emrin e këtij kolosi të letërsisë shqipe.
Në këtë edicion ku kanë marrë pjesë 22 autorë nga e gjithë Shqipëria, juria ka përzjgedhur si fitues të këtij konkursi kombëtarë, Durim Taqi në prozë më librin “Liqeni në mes të detit, në poezi Arben Dedja me librin “Italian job” dhe në memoaristikë Frano Kullin me librin “Fjalori i Gjergj Fishtës”.
Juria e përbërë nga shkrimtari Stefan Çapaliku kryetarë dhe anëtarë redaktoren Suela Bala dhe shkrimtarin Ndue Dedaj kanë vlerësuar për punën e tyre me çmimin e karrierës edhe autorët Zija Çela për kontributin e tij në pasurimin e prozës së shkurtër e të gjatë shqipe me tematika e forma të reja, poetin Rudolf Marku për larmin e poezisë së tij dhe Tonin Çobani per kontributin ne studimin e Fishtes. Duke iu referuar këtij konkursi letërsie, të pranishmit thonë se Lezha vazhdon të jetë një nxitëse në letërsi dhe çmime të tilla janë vlersim për çdo autorë.
Për kryetarin e Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu,ky qytet vazhdon të jetë muzë frymëzimi në letërsi dhe nuk mund të mungojnë vlersimet nga ky qytet, por nga ana tjetër sot flitet për një personazh të jashtëzakonshëm si Fishta që është bërë jo vetëm i dashur por edhe i kuptueshëm për të gjithë, pavarsisht gjuhës së përdorur prej tijë.
Në ndarjen e çmimeve “At Gjergj Fishta” në letërsi për vitin 2022 morën pjesën shkrimtarë e poetë, ndërsa aktiviteti u shoqërua edhe me pjesë artistike nga krimtaria e Fishtës. /LezhaPress/