Dashi: Kjo e hënë 24 duket se është një ditë reflektimi. Në dashuri mund të debatoni për gjëra të rëndomta, gjithsesi mbrëmje situata do të jetë pak më mirë. Tensionet mund të lindin edhe për shkak të disa shqetësimeve që bartni. Këshilla është të sistemoni çdo gjë për të mos lënë “xhepa” konfliktesh.
Demi: Edhe për demat, kjo e hënë është një ditë reflektimi. Që tani deri në fund të muajit është shumë e rëndësishme të shmangni konfliktet. Në punë, edhe aty gjërat nuk po ndrisin, problemet e vogla mund të kapërcehen me pak racionalitet.
Binjakët: Kjo javë nis me yje në pozicion të favorshëm për të lindurit e shenjës tuaj, është koha e duhur për të folur qartë me gjysmën tjetër.
Gaforrja: Këto janë ditë mjaft interesante për të filluar të kuptoni se çfarë ka ndodhur, plus nëse ka pasur tensione apo distancim, do të jetë më e lehtë për t’u afruar.
Luani: Mund të debatoni, por është e rëndësishme të mos shkoni përtej kufijve të caktuar. Kjo këshillë vjen pasi, në disa çifte, mes të sotmes 24 dhe të nesërmes 25 mund të ketë ndonjë keqkuptim. Në aspektin e punës, gjërat janë për tu lëvduar, ky mbetet një horoskop i shkëlqyer sidomos për fundvitin, në çështje biznesi.
Virgjëresha: Dielli dhe Venusi janë në pozicion të mirë dhe kjo ju bën që të kërkoheni nga të tjerët, t’ju duan, t’ju konsiderojnë një person të dashur që ia vlen ta kesh pranë. Në punë, disa gjëra po marrin udhë pasi energjia juaj është rikthyer. Zodiaku ofron mbështetje për projektet ende në letër.
Peshorja: Me Hënën në shenjën tuaj të zodiakut kjo ditë e hënë rezulton interesante për dashurinë. Në punë vijnë lajme të mira, do të ndjeni kënaqësi.
Akrepi: Është një periudhë interesante për dashurinë, veçanërisht për ata që duan dhe po kërkojnë një pasion të ri. Nga ana tjetër jeni duke përjetuar një fazë të mirë rikuperimi në punë.
Shigjetari: Ditë e shkëlqyer për ndjenjat. Faza e rikuperimit përputhet sidomos me një Peshore. Këshilla në aspektin e punës është që të dëgjoni propozimet e reja.
Bricjapi: Afërdita është kthyer në favor të shenjës tuaj dhe mosmarrëveshjet mund të zgjidhen në këtë të hënë 24. Axhitim në punë, e rëndësishme është të jesh i suksesshëm, të tjerat nuk kanë aq rëndësi.
Ujori: Duhet të keni kujdes që të mos ndërlikoni disa marrëdhënie, sidomos në fund të këtij muaji. Disa marrëveshje do të duhet të shtyhen për shkak të rrethanave, por këtë të hënë mendohuni mirë para se të veproni.
Peshqit: Situata e përgjithshme është premtuese, nga data 29 edhe më shumë për t’u ndjerë mirë. Ata që kanë një proces gjyqësor në vazhdim, mund të marrin një përgjigje të rëndësishme.