Avni Meçja, shqiptari i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Alexandra Elena Mocanu në Itali është vetëdorëzuar sot në policinë e Bolzanos.
Sipas mediave italiane, ai dyshohet se kishte udhëtuar drejt Shqipërisë, por në rrethana që nuk dihen ende, është rikthyer në Itali.
35-vjeçarja me origjinë rumune, Elena Mocanu, u gjet e vdekur pasditen e së dielës (23 tetor) në banesën e saj në qytetin e Tirolit.
Alarmin e dha vëllai i bashkëshortes së saj, i cili njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte dot me Avni Meçen. Kjo ka bërë që forcat e zjarrëfikëses të hyjnë në shtëpinë e çiftit, ku gjetën gruan e pajetë të mbështjellë me batanije.
Sipas hetimeve, 35-vjeçarja dyshohet se është vrarë të shtunën. Hetuesit morën në pyetje fqinjët e çiftit, të cilët dëshmuan se ata kishin konflikte të shpeshta mes tyre.