Kjo marrëveshje është vërtetë historike, jo vetëm për shkak të përmbajtjes parimore jashtë interesave partiake, por në interes të vendit e demokracisë. Është marrëveshja më e rëndësishme në 32 vite pluralizem, pasi në këto 32 vite vendi nuk ka qenë asnjëherë në një rrokullisje të tillë të demokracisë, pluralizmit, ekonomisë, arsimit, shendetësisë e çdo sektor tjeter.
Vendi po vuan nga keq-qeverisja deri në lengim. Rinia po largohet, ekonomia, arsimi, shendetësia po përkeqësohen gjithnjë e më shumë. Demokracia e pluralizmi janë në rrezik të plotë nga kapja e pushtetit dhe e një pjese të opozitës, nga një njeri i vetëm në bashkëpunim me mafian e oligarkine.
Në këto kushte kjo marrëveshje është më se historike. Prandaj të gjithë faktorët opozitarë të gjitha ngjyrave duhet ti bashkohen kësaj marrëveshje. Gjithashtu shoqëria civile e intelektualet e pavarur, që të gjithë sëbashku të largojmë këtë të keqe të madhe, por edhe të kontribojmë të gjithë për një qeverisje të mirë e të përgjegjshme për ti kthyer shpresën rinisë e vendit.
Sot ata që bëjnë indiferentin ose më keq, skeptikun, gabojnë shumë pasi vendi ka nevojë për të gjithë, vetëm me kontributin e të gjithëve ne e bejme vendin tonë më të mirë e më të jetueshëm për vete e fëmijet tanë.
Për skeptiket që nuk besojnë tek Berisha e Meta, ju them se, nese ne të gjithë japim kontributin tonë nuk ju besojmë vetem atyre, por vlerave e kontributit tonë për përmirësimin e qeverisjes së vendit.
Ne nuk duhet ti besojme vetëm Berishes e Metës, por marrëveshjes, duhet ti besojmë primarëve e referendumit, duhet ti besojmë demokracisë direkte.
Duhet ti besojmë garës, të zgjedhim më të mirët dhe ti kontrollojmë vazhdimisht me instrumentat që prodhon demokracia direkte.
Prandaj të gjithë duhet të bashkohemi sot bazuar në parime e në demokracinë direkte, kundër keq-qeverisjes, korrupsionit, krimit e droges.
Duhet të bashkohemi të gjithë për të kthyer shpresën. /Nga Besnik JAKAJ, publikuar në Facebbok/