Akuzat ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta për bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit janë sjell në vëmendje në emisionin “Opinion”.
Meta është shprehur se kurrë nuk ka bashkëpunuar , por pranon se ish-Sigurmi i Shtetit ka tentuar ta bëj bashkëpunëtor.
“Kishim një Ilir Metaj në klasë, babai i tij ishte drejtor i sigurimit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia e ime dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka futur provokatorë dhe ka dështuar. Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës edhe pse isha sekretar i rinisë.”, tha Meta.
Kush është A.H?
Meta: A.H është personi që ka qenë personi në zyrën e tij që ka marrë përsipër falsifikimin e dosjes i cili ka dërguar një e-mail anonim dhe ka pritur këtë e-mailin dhe njëkohësisht ka treguar se ku ishte kjo pjesa që Meta me përgjues përgjonte shokun e tij. Unë po të them që avokatit tim nuk i jepet edhe sot e kësaj dite nga Autoeriteti vendimet që janë marrë që ia kanë çuar Kuvendit, nuk ia japin ndërkohë që e kanë detyrim.
Këtu është një letër që më 28 korrik, 2 ditë pasi u tromaks Lindita. Vasili i ka dërguar kërkesë për informacion. Dhe ajo i ka kthyer, në të tregohet se Autoriteti ka bërë verifikime të paligjshme, duke marrë përsipër edhe pa qenë gjeneralitetet e mia mbi të. A.H është një person që ishte premtuar se do të bëhej kryetar i Autoritetit. Ishte një torollak.