Shkruan në Facebook Gëzim Puka, pedagog i universitetit “Luigj Gurakuqi”: Me Enver Hysenin jam njohur në vitin 1986, kur aktivizohesha në dramën për femijë “Kufitari i vogël” të Fadil Krajës, me regji skenike të Tonin Ujkës dhe regji televizive të Gjergj Ritës.
Enveri kishte rolin e komandanit të postës dhe ishte me grada. Ngaqë përtonte të hiqte rrobat e oficerit, nisej për në fshatrat ku shkonim në turne, i veshur, gati për skenë. Në fshatin Muriqan, shumë pranë kufirit, bëri të njejtën gjë.
Hyri në klubin e fshatit me grada. Qëlloi aty komandanti i vertetë i postës së kufirit, që desh i vuri prangat duke i thënë: “Ti duhet te jesh diversant i maskuar, por ke harruar se në RPS të Shqipërisë oficerët nuk kanë më grada. Ec përpara!”- urdhëroi oficeri.
“Po jam aktor i teatrit mor burrë. Hyra në klub për një fernet para shfaqjes,”- iu përgjigj Enveri si i zënë në faj…