Hakerat iranianë kanë publikuar dje (2 nentor) të dhënat e agjentëve të Shërbimit Informativ Shqiptar. Lista përmban emrat, ndërsa pjesë e të dhënave janë email-et dhe numrat e telefonit.
Listën e plote me emrat e agjenteve të SHISH e gjeni ne telegramin e Homeland Justice. Hakerat iranianë, të cilët prej kohësh kanë hyrë në sistemet tona online kanë publikuar herë pas here të dhëna sensitive për shqiptarët.
Pak dite me parë, po në rrjetin telegram, hakerat publikuan të gjitha të dhënat personale të kreut të qeverisë. Ndër to janë kartat e identitetit, pasaportat, adresa e banimit e të dhëna të tjera.
Gjithashtu ju bënë publike edhe të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeministrit nga Shqipëria që nga viti 2004 e deri në 2022. Në këtë dokument janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë.