Këngëtari i mirënjohur shkodran Laorjan Ejlli ka arritur një tjetër sukses në karrierën e tij artistike. Ai ka triumfuar në Festivalin “Zambaku i Prizrenit” në Kosovë.
Lajmin e ka dhënë vetë Ejlli përmes një publikimi në Facebook, shoqëruar edhe me foto, duke mbajtur në duar çmimet e fituata në këtë event të rëndësishëm artistik.
Laorjan Ejlli ka marrë “Çmimin e madh” të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, i cili u votua nga publiku. Këngëtari ka fituar edhe një tjetër, “Çmimin e madh” të akorduar nga Juria Profesionale e eventit.
Me këngën “Kur ti vjen”, me tekst të Lindita Halili, muzikë nga Lekë Jakova dhe orkestrimin e Gazmend Kraja, Laorjan Ejlli ka “rrëmbyer” çmimet më të rëndësishme të Festivalit “Zambaku i Prizrenit” në Kosovë. ShkodraWeb i uron suksese të mëtejshme!