Julian Deda do të jetë pjesë e primareve të PD- së për Bashkinë e Tiranës. Ka qenë vetë aktori i njohur ai që ka dhënë lajmin përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Sipas Dedës, ai e ka marrë vesh lajmin në trafikun e kryeqytetit, teksa kutphet se emri i tij si kandidat për primare është propozuar nga antarësia demokrate e Tiranës.
“Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite.
Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj.
Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve…!”, shkruan Julian Deda. Aktori i lindur e rritur në mes Shkodrës e Gjermanisë, prej vitesh jeton në Tiranë, ku mesa duket kërkon të japë kontribut edhe në sektorin e administrimit publik të kryeqytetit.
Pavarësisht se në moshë të re, Julian Deda ka spikatur në zhanrin e humorit, në gjurmët e babait Zef Deda. Aktori shkodran, ashti si edhe babai i tij, mban titullin e lartë “Mjeshtër i madh” nga presidenti i Republikës. /ShkodraWeb/